Për zyrtarë shtetëror e komunal si duket nuk ekziston virusi e as protokolli i autoriteteve shëndetësore. Për, sanksione e masa as që bëhet fjalë. Mbrëmë në një hotel të Mitrovicës, drejtori Naser Muja ka martuar djalin, me ç'rast ka organizuar edhe ceremoni.
“Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia.
Edhe pse janë ndaluar dasmat, në Mitrovicë po vazhdojnë të mbahen. Sipas masave anti Covid-19 ndalohet çdo tubim me mbi 5 persona.