Një aksident është rgjistruar pak minuta më parë në Radhimë të Vlorës. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë mësohet se një grua ka pësuar thyerje dhe trauma. Nuk dihet nëse policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.