Vetëm pak më parë u mësua se GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Ky vendim është marrë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas hetimeve të SPAK, mësohet se Ndroqi ka qenë i arrestuar për heroinë jashtë Shqipërie, në Turqi dhe Itali.
SPAK thotë gjithashtu se familjarët e Ndroqit kanë një nivel pasurie të pajustifikuar.
Ndroqi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. U njoftua gjithashtu se ai është ndaluar nga Renea dhe FNSH, por në ambientet e Drejtorisë, shihet Benzi S Class i Ndroqit dhe dy bodyguardat e tij.
Kujtojmë që së fundmi Ndroqi ka patur një proces gjyqësor me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndroqi është pronar i RTV ORA.