Janë siguruar 61 plazma të gjakut, për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me Covid-19, në Maqedoninë e Veriut. Informacionin e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe
“Plazmë të gjakut mund të dhurojë personi që është shëruar nga koronavirusi.- Le të bëhemi human dhe të ndihmojmë pacientët që ende luftojnë me këtë virus të paparashikuar. Të tregojmë kujdesin tonë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë njeriu. Bëj apel për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i jonë dhe shëndeti i të dashurve tanë!”,ka shkruar ministri Filipçe.