Një incident i pazakontë ka ndodhur se fundmi në Tiranë. Një qytetar i acaruar ka thyer xhamin e një zyre në Prokurorinë e Tiranës.
Bëhet me dije se qytetari e ka bërë këtë veprim pasi nuk po merrte përgjigje për një çështje ku ishte kallëzues.
Pas incidentit ai është shoqëruar për në komisariatin nr.3.
Mesa duket nga kallëzues, qytetari tashmë do të jetë i kallëzuar.