Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.
Gjithashtu edhe për Adriano hajdarin është dhënë e njëjata masë. Kujtojmë se mëngjesin e së enjtes, tre miqtë ishin duke konsumuar pije alkoolike, por pas një zënke për moive të dobëta, Florian Lamçe u godit për vdekje.
Edhe në seancën e sotme Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari njëlloj deklaruan se ishin të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, madje nuk besojnë se kanë vrārë Florian Lamçen, pasi gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes kanë pirë së bashku në disa lokale në qytet.