Qindra hektarë pyjesh dhe kullotash në shumë zona të vendit janë përfshirë nga flakët ditët e fundit në Shqipëri. Situata është shqetësuese, pasi flakët në disa zona i janë afruar dhe banesave.
Një nga vatrat më problematike është ajo e Koshnicës në Gramsh. Flakët janë pranë fshatit Siman dhe sot situata duket edhe më serioze.
Nga flakët janë shkrumbuar pisha dhe një numër i madh pemësh.
Terreni është shumë i vështirë për zjarrfikësit dhe shihet që e vetmja zgjidhje është ndërhyrja nga ajri. Deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje për këtë.