Interi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, madje 1 pikë larg Juventusin kampion, por situata në klubin zikaltër nuk duket e qetë.
Në Itali po shtohen se zërat se trajneri Antonio Konte do të largohet nga Interi pas një sezoni. Deklaratat e tij të fundit pas mbylljes së sezonit ku tha se do fliste me presidentin, treguan krisje mes teknikut zikaltër dhe klubit italian.
Tashmë mediat po nxjerin emrat e pasuesit të Kontes. “Tuttosport” bën me dije se ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino konsiderohet si kandidat për të drejtuar Interin në sezonin e ri.
Fillimisht, u përmend emri i Masimiliano Alegrit, i cili mund të kontaktohet nga drejtori i klubit Xhuzepe Marota. Në anën tjetër, Poketino është shprehur i hapur për drejtuar klube të mëdha në Itali, Spanjë dhe Angli.
Antonio Konte mund të largohet në dakordësi me Interin, por e ardhmja e tij do të qartësohet njëherë e mirë në ditët e ardhshme.