Një 38-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar, pasi qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Policia njofton se arrestoi në flagrancë 38-vjeçarin me iniciale L. M., banues në Gjoricë të Bulqizës
Pas kontrollit në automjetin e tij "Opel", policia gjeti armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.