Rilindja i mbush xhepat me 1,6 miliard lekë vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2020, 19:56

E kemi thënë shpesh tashmë aq sa po bëhet një rutinë e mërzitshme. Rilndasit dhe opozita duket sikur “lehin” si qen në media por në të vërtetë janë “b*thë e brekë” bashkë, siç thotë populli. Ka shumë raste kur pjesëtarë të pushtetti qendror apo lokal aktual i kanë dhënë miliarda lekë tendera gjoja kundërshtarëve të tyre në politikë, demokratëve. Por nëse sa për sy e faqe ata hiqen si kundërshtarë, në të vërtetë bëjnë biznes me paratë e shqiptarëve, së bashku.

Një nga rastet më ilustruese të kësaj që po themi më sipër është edhe tenderi që do t’ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për procedurën më numër reference REF-58982-05-26-2020. Objekti i saj është “Rivitalizim urban dhe rruga hyrëse në portin e Vlorës”. Fondi limit është përcaktuar 249,968,767 lekë të reja pa TVSH. Në këtë procedurë shikohet se kanë marrë pjesë 22 kompani apo bashkim kompanish, nga të cilët fitues është shpallur firma “Shkëlqimi – 07“ sh.p.k me vlerë të ofruar 130,000,000 lekë të reja pa tvsh, ose gati 1,6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por le të ndalemi pak te fituesi.

Kompania në fjalë, në bazë të informacioneve publike, rezulton se ka për administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Shkëlqim Kapllanaj. Ky zotëri rezulton të jetë vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Ky fakt duket se nuk e ka penguar aspak këtë kompani që të marrë tendera në shifra të frikshme nga Rilindja, siç është edhe rasti konkret i rivitalizimit urban dhe rrugës hyrëse në portin e Vlorës. Pra përfundimisht për të gjithë ata “syleshë” që ende nuk besojnë, Rilindja dhe opozita thjesht ndajnë paratë tona së bashku. Hajde gëzuar!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit