Ministria e Turizmit paraqitet neglizhente ndaj masakrave mjedisore të atyre pak vendeve të bukura që i kanë mbetur Shqipërisë... oligarkët po shkatërrojnë çdo pasuri të vendit me lejen e pushtetit. Ndër vendet më të bukura në periferi të kryeqytetit është edhe Syri i Ciklopit, një nga vendet që mund të vizitoni në fundjave me miqtë apo familjarët.
Por ky vend do të kthehet në një vend për depozitimin e ndotjeve në pak kohë pasi, një hidrocentral i ndërtuar aty ka shkatërruar të gjithë natyrën e mrekullueshme të vendit. Ujërat janë nxirë dhe kudo mbi gurë ka gjol. Të irrituar qytetarët kanë dërguar denoncime të shumta në redaksinë e JOQ Albania.
Qytetari i alarmuar shkruan: