Ronaldo është ende në garë për t'u shpallur golashënues i Serisë A, pasi luhen edhe dy dy ndeshje deri në fund të kampionatit, po shpresat janë zbehur ndjeshëm, teksa portugezi ka marrë një lajm të keq.
Sulmuesi mund të mungojë në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Cagliarit pasi mund të lihet pushim nga trajneri Mauricio Sarri.
Bardhezinjtë duan ta lënë pushim Ronaldon që ta kenë sa më të freskët për Champions League edhe pse portugezi lufton me Immobilen për golashënuesin e Serisë A.
Ronaldo ka 31 gola, ndërsa sulmuesi i Lazios ka shëuar tre gola më shumë. Mediat italiane raportojne se portugezi mund të qëndrojë pushim në ndeshjen kundër Cagliarit.
Juventusi nuk ka më objektiva në kampionat, pasi e fitoi Serinë A të dielën për herë të 9-të rradhazi pas fitores 2-0 ndaj Sampdorias.
Tashmë bardhezinjtë po përgatiten për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Lionit, ku ndeshjen e parë në Francë e humbën 1-0.