Lazio është trembur për disa minuta në Verona, pasi e gjetën veten në disavantazh, por ata arritën të ngrenë kokën dhe të marrin një fitore me përmbysje 5-1 duke u barazuar me Atalanta në renditje me nga 75 pikë.
Penalltisë së Amrabat në minutën e 38-të, iu përgjigj Immobile gjithashtu me penallti në fund të pjesës së parë. Sulmuesi kompletoi një hat-trick në minutën e 84 dhe 94 (me një tjetër penallti) duke shkuar në kuotën e 34 golave të shënuar në Serie A. Dy golat e tjerër për Lazio u shënuan nga Milinkovic-Savic dhe Correa.
Nuk mund të kishte një mënyrë më të mirë për të festuar 100 golat në Serie A me fanellën e Lazios për Immobile. Në fakt kjo është një tripletë vendimtare që i lejon atij të shkëputet me 4 gola para Cristiano Ronaldos në klasifikimin e golashënuesve (34 me 30).
Kryegolashënuesi i Serie A por jo vetëm, pasi me tripletën e shënuar në Verona, Immobila ka barazuar edhe sulmuesin e Bayern Munich Robert Lewandowski, që do të thotë se italiani i ka të gjitha shanset të jetë edhe fituesi i Këpucës së Artë.