Ndeshja e kthimit në Champions League mes Manchester Cityt dhe Real Madridit ëahtë në rrezik.
Kjo pasi së fundmi qeveria angleze ka marrë një vendim, që çdo i person që vjen nga jashtë dhe futet në këtë Angli, është i detyruar të qëndrojë 14 ditë i izoluar, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e Koronavirusit.
Pikërisht kjo prek edhe ndeshjen e Championsit e cila është planifikuar të zhvillohet më 7 gusht në “Etihad Stadium”.
Do të ishte e pamundur të lojtarët e Realit të qëndronin 14 ditë në karantinë dhe pastaj të luanin dhe kjo ngriti dyshime se ndeshja mund të luhet në një shtet tjetër.
Megjithatë sipas “The Sun”, vendimet e fundit të qeverisë nuk do të prekin ngjarjet sportive dhe në këtë mënyrë ndeshja mes Cityt dhe Realit ka shanse të luhet ashtu siç ishte planifikuar.