Zenit St Petersburg ka fituar Kupën e Rusisë për sezonin 2019/2020, pas fitores 1-0 ndaj FC Khimki dhe e festa ka qenë legjitime, natyrisht pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjithçka shkoi mirë për skuadrën më të madhe ruse, të paktën deri te festimi i suksesit. Megjithatë, një incident gjatë festës, ka zbehur diisi enntuziazmin e ekipit.
Kapitenit Branislav Ivanovic i ka rënë nga duart trofeu, duke u bërë copa-copa. Ish mbrojtësi i Chelsea dhe i gjithë ekipi u ndjenë në siklet për një moment, më pas mblodhën veten dhe vazhduan festën.
Këto janë pamjet:
Zenit St Petersburg managed to accidentally smash their latest trophy during the celebrations 😬
— ESPN FC (@ESPNFC) July 25, 2020
(via @MatchTV)pic.twitter.com/jsKJiQgd5p