Teksa pushtetarët “e djegin” nëpër resortet e shtrenjta të Jugut, populli i thjeshtë këtë sezon veror, është “stakuar” në plazhet e lira të Durrësit, ato që janë të përshtatshme për ekonominë mesatare të shqiptarëve...
Disa foto të trishta kanë mbërritur nga Spilleja mesditën e sotme në redaksinë tonë. Në vend që të shikoni karkaleca, e linguini me fruta deti që shkojnë sa rroga e dy ditëve të një punëtori mesatar shqiptar, do të shikoni një drekë tejet modeste...
Bukë me vaj, djathë e domate, ka fotografuar pushuesi, i cili shpjegon se kaq e ka mundësinë, me këtë qeveri që është ën pushtet, kjo do jetë mundësia ekonomike për të konsumuar një vakt në bregdetin e Adriatikut.
Ai shkruan: