Milan-Atalanta ka përfunduar në barazim 1-1, duke vërtetuar formën e shkëlqyer të dy ekipeve pas rifillimit të kampionatit.
Golat u shënuan nga Calhanoglu dhe Zapata. Në pjesën e parë Atalanta humbi edhe 11-metërsh me lojtarin Malinovskyi, që nuk arriti të shënonte përballë portierit Donnarumma.
Por nëse rezultati i takimi nuk është se ndikon shumë në renditjen e skuadrave, një episod i veçant është shënuar në përfundim të takimit.
Portieri Gianluigi Donnarumma nuk ka pranuar ta ndërrojë fanellën me lojtarët e ekipit kundërshtar. Dhe është e vështirë ta fajësosh atë.
Gardiani kuqezi dëshironte ta mbante bluzën e veshur për vete sonte.
Ajo nuk ishte një fanellë e zakonshme, pasi falë mungesës së Romagnoli, portieri i ri në fakt luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten i Djallit në moshën 21-vjeçare.
Për më tepër, ishte ndeshja e tij numër 201 me kuqezinjtë, ku arriti të barazonte dy lojtarë që kanë shkruar historinë e klubit si Rijkaard dhe Van Basten.
Vlen të theksohet se penalltia e pritur ndaj Malinovskyi është e treta në këtë sezon dhe e dhjeta në karrierën e tij. Numrat të jashtëzakonshëm.