Prej disa vitesh, Interi ëndërron transferimin e Lionel Messit në Milano, por natyrisht është shumë e vështirë që kjo të ndodhë.
Ëndrra e zikaltërve këtë verë dukej e mundshme, duke marrë parasysh edhe faktin se sulmuesi ka ftohur disi marrëdhëniet me presidentin Bartomeu.
Së fundmi, babai i argjentinasit është parë në Milano, por në deklaratën e tij ai ka ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Babai i Messit u shpreh:
Kështu, Interi tashmë duket se do t’i kthehet objektivave të tjerë në merkato, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të rivalizojë sërish për fitimin e titullit me Juventusin.