Liverpooli u shpall kampion i Premier Leagues pas 30-vitesh pritje, ndërsa trofeu iu dorëzua mbrëmjen e së mërkurës pas fitores ndaj Chelseat në stadiumin e boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19.
Megjithatë, kjo nuk ndikoi aspak në gjendjen emocionale të lojtarëve të cilët e shijuan në maksimum trofeun që Liverpuli e priste prej tri dekadash.
Tekniku gjerman, Jurgen Klopp dhe stafi i tij ishin të parët që u ngjitën në podium për të tërhequr medaljet e tyre dhe përshëndetur familjarët që ishin lejuar të hynin në stadium për t’u bërë pjesë e festës.
Lojtarët u thërritën një e nga një në skenë, me kapitenin Xhordan Henderson të fundit që shkoi për të ngritur trofeun në platformë.
Gjatë këtij momenti, zëvendëskapiteni Xhejms Milner nuk i përmbajti dot emocionet dhe u fiksua nga kamerat duke u lëshuar një shigjetë rivalëve të Mançester Junajtidit dhe duke i quajtur “pederastë dreqi”.