Ekskluzive/ Zbulohet mashtrimi i Ogerta Manastirliu-t me videon e të sëmurëve me COVID-19

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.07.2020, 21:55

Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat horror është zbuluar ekskluzivisht nga një qytetar për JOQ Albania. Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve.

Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat pro qeveritare. Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.

Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID-19.

Më poshtë mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje semundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si t ishte me Covid-19! Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet. Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet... E kan bere sikur t ishte me covid. Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me covid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka covid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit.

Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit