Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Mësohet se një 25-vjeçare ka përplasur me makinë një grua rreth të 50-tave.
E reja ka humbur drejtimin e makinës së saj në rrethana të paqarta dhe ka përplasur zonjën, duke shkatërruar edhe shkallët e një ndërtese aty.
Gruaja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar për në spital.