“Pastrime Silvio”, kompania që merr pa garë 500 milionë lekë tendera në muaj nga Erion Veliaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.06.2020, 22:29

Lali Leku siç e kemi përmendur shumë herë, është një spaçiator mjaft i mirë i lekëve të taksapaguesëve të kryeqytetit nëpër xhepat e miqve dhe klientëve të Rilindjes. Tirana është qyteti që shpërndan shifra marramendase tenderash dhe domosdo është edhe qyteti i cili mbush më shumë se gjithë të tjerët xhepat e atyre që janë në listë për t’i marrë.

Këto para jepen për arsye nga më të ndryshme, sa qesharake aq edhe të pajustifikuara me atë që ndodh në realiet. Kështu përshembull, gjatë muajve të karantinës, në një kohë kur askush nuk lëvizte nëpër parqe, Lali Leku i ka dhënë rreth 500 milionë lekë të vjetra tendera kompanisë “Pastrime Silvio shpk” për dezinfektime e pastrime parqesh.

Përkatësisht bëhet fjalë për 3 tendera të marra brenda një periudhe 1-mujore. Tenderi i parë është “Dezinfektim i sipërfaqeve publike, stola, kosha, lulishte” me autoritet kontraktues Drejtoria e Përgjithshme e pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë me një procedurë me negocim, pa njoftim, pra pa garë me fond limit 50 milionë lekë të vjetra.

Tenderi i dytë është “Blerje materiale Higjeno-sanitare” me autoritet kontraktues Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë. Edhe në këtë rast procedura është me negocim, pa njoftim, pra përsëri pa garë. Në këtë rast fondi limit është rreth 116 milionë lekë të vjetra.

Tenderi i tretë, që ka edhe vlerën më të lartë, me një fond limit prej rreth 334 milionë lekë të vjetra është Shërbime të tjera-Shërbim dezinfektimi në parqe dhe objekte rekreative nga COVID-19”. Autoriteti kontraktues në këtë rast është Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit. Edhe këtu, si në dy rastet e tjera, procedura ka qenë me negocim, pa njoftim, pra përsëri pa garë.

Siç e shikoni kompania “Pastrime Silvio” shpk ka marrë 500 milionë lekë të vjetra tendera brenda një muaji pa asnjë garë nga institucionet në varësi të Erion Veliaj-t. Jo keq lali zdromsi, apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit