Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi ditën e sotme në fshatin Mengel, aksin Elbasan- Librazhd. Një makinë policie i preu rrugën dhe përplasi drejtuesin e një motori dhe e la këtë të fundit në gjendje kritike për jetën.
Burime ekskluzive për JOQ Albania kanë bërë me dije se drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Në timonin e makinës së policisë ka qenë nëndrejtori i policisë së Elbasanit Blerim Berbati.