Ekskluzive/ “Hallall i ke, do i fitosh të gjitha sot”, plas sheshit bixhozi me lekë në qytetin shqiptar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.06.2020, 22:04

Në fund të vitit 2018, qeveria vendosi ndalimin me ligj të lojërave të fatit, ku përfshiheshin aktivitetet e llotove sportive dhe kazinove.

Mirëpo, në të vërtetë aktiviteti i lojërave të fatit në Shqipëri nuk u zhduk plotësisht pas kësaj nisme të qeverisë, pasi personat që merreshin me to gjetën një "rrugëzgjidhje" të tjera për t'i praktikuar sërish.

Disa nisën të luanin bixhoz online, ndërsa të tjerë përshtatën ambiente për të zhvilluar këtë aktivitet i cili prej më shumë se një viti e gjysmë cilësohet si i jashtëligjshëm në vendin tonë.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, në të cilën tregohet se si bixhozi vijon të luhet ende në vendin tonë.

Në video shihen dy persona të cilët po luajnë bixhoz me lekë në ambientet e brendshme të një kafeneje të vogël.

Sipas mesazhdërguesit, ata janë duke luajtur lojën 31 me letra bixhozi, ndërsa videoja është filmuar në qytetin e Librazhdit.

Siç shihet në video, një prej tyre është i ri, ndërsa lojtari tjetër është i moshuar.

Një prej tyre numëron paratë e fituara dhe e fton tjetrin të luajë sërish, duke i dhënë kurajo se do t'i fitojë ato që humbi.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Dua tju coj nje video qe eshte bere ne Librazhd. Shikoni si luhet bixhoz me leke ne 2020 ne kete qytet. Jane duke luajt lojen 31 me letra. Ai burri qe po loz aty ka nje kafene te vogel se ka lavazh para. Aty esht filmuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit