Loja e një dy vjeçareje i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në provincën e Como-s në Itali. Dy vjeçarja, duke përfituar nga shpërqëndrimi i prindërve, ka rrëmbyer nga tavolina tufën me kartëmonedha të mbetura në tryezë një shumë prej më shumë se 2000 euro.
Më pas e vogla i ka hedhur në tualet, duke mos harruar të shtypë as shkarkuesin.
Nëna dhe babai, kur kuptuan se çfarë kishte bërë vajza e vogël, në përpjekje për të rikuperuar paratë, u detyruan të thërrasin zjarrfikësen. Zjarrfikësit, kur arritën në shtëpi, së pari u përpoqën të shihnin nëse ka mbetur në tualet ndonjë kartmonedhë dhe menjëherë pas kësaj, ata filluan të kërkojnë pusetat në rrugë.
Pas shumë kërkimesh, zjarrfikësit arritën të gjejnë vetëm 900 euro.
***
Burimi: Fanpage| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA