Një vajzë 21 vjeçe gjeti vdekjen pasi piu disa pilula dobësuese. Eloise Parry, angleze nga Shrewsbury, gjeti vdekjen në vitin 2015, por vetëm këtë javë janë zbuluar detaje nga përmbajtja e pilulës që i shkaktoi vdekjen.
Brenda saj u gjetën substanca kimike, të cilat janë përdorur në eksplozivët e Luftës së Parë Botërore. Kjo gjë u deklarua në gjykatë në vijim të procesit për zbardhjen e përgjegjësive mbi vdekjen e saj. Eloise ishte diagnostikuar nga bulimia dhe ishte bërë psikologjikisht e varur nga substanca kimike.
Bernard Rebelo, 32 vjeç nga Gosport, në Hampshire, po përballet me procesin gjyqësor, i akuzuar për vrasje me dashje, i akuzuar se ka blerë substancën, DNP, në një fabrikë kimike në Kinë. Më pas e kishte shitur te persona të ndryshëm nëpër botë, me synim dobësimin.
Substanca është një pluhur i verdhë, i cili shkakton mosfunksionim të shumë organeve, koma dhe arrest kardiak. Gjatë Luftës së Parë Botërore përdorej për prodhimin e municioneve.
Nga hetimet e kryera rezultoi se Rebelo e kishte blerë substancën në një fabrikë kimike në Kinë në vitin 2013 dhe e kishte shitur online për dobësim.
***
Burimi: IlMattino| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA