Mund të duket si e pabesueshme, por edhe pse ka pasur një karrierë mjaft të madhe dhe të gjatë si aktor, Brad Pitt nuk kishte fituar asnjëherë deri më dje një çmim Oscar. Ka qenë filmi “One Upon a Time” ai që i ka dhënë Brad Pittit fitoren e parë të madhe.
Ai ishte nominuar në kategorinë e Aktorit më të mirë jo protagonist për rolin e Cliff Booth në filmin “Once Upon A Time...in Hollywood.” Pitt konkurronte kundër Joe Pesci, Al Pacino, Anthony Hopkins dhe Tom Hanks. Fitorja e tij ishte e parashikuar prej shumëkujt.
Ky është Oscar-i i dytë për Pitt, por i pari si aktor. Ai mori statujën e artë në vitin 2014, si producent i “12 Years a Slave.”
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania