Është mbajtur nata e parë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”. Përveç konkurrentëve, në skenë u ngjitën edhe të ftuarit specialë, ku një prej tyre ishte edhe këngëtari i dashur për publikun, Tiziano Ferro.
Ai në fillim këndoi këngën e famshme të Mia Martinit, “Almeno tu nell’ universo”, e cila u këndua në “Sanremo” në vitin 1989. Teksa këndonte, Tiziano pati shumë emocione dhe nuk performoi ashtu siç ai di, pasi stonoi dhe shpërtheu në lot.
Duke harruar që kishte një mikrofon, këngëtari iu kthye prezantuesit me lot në sy:
Megjtihatë, publiku vazhdonte ta duartrokiste. Në përfundim të performancës këngëtari i njohur u shpreh se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.
Madje ai ka reaguar edhe përmes një postimi në “Instastory”, ku i drejtohet këngëtares së ndjerë duke i thënë: