Shiten 21 “bishat” luksoze të Paul Walker, çmime marramendëse

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2020, 10:23

21 automjete në pronësi të aktorit të vdekur tragjikisht në aksident automobilistik, Paul Walker, i njohur më shumë për rolin e tij në ekskluzivitetin e filmit popullor “Fast and the Furious”, u shitën për 2.33 milion dollarë në një ankand vjetor të makinave në Arizona.

Koleksioni Walker përbëhej nga 18 makina dhe tre motoçikleta nga periudha të ndryshme automobilistike. Më e vjetra prej tyre, një BMW M3 e vitit 1995, mori ofertën më të lartë prej 385,000 dollarë në ankandin një javor të të famshmit Scottsdale Barrett-Jackson në Scottsdale.

Një nga të preferuarat e audiencës ishte dhe Nissan 370Z e vitit 2009, e cila u shfaq në filmin “Fast Five”. Automjeti u shit të enjten për 105.600 dollarë, çmimi më i lartë i ankandit ndonjëherë për këtë lloj.

Të shtunën, një makinë Ford Boss 302S e vitit 2013 që nuk u përdor kurrë në gara u shit për 95,700 dollarë, të cilën Walker e kishte marrë dhuratë. Të gjitha të ardhurat nga shitja e automjetit shkojnë në një fondacion të drejtuar nga vajza 20-vjeçare e Walker-it, Meadow.

Paul Walker vdiq në 30 nëntor 2013 në një aksident automobilistik në rrugën e kthimit të tij nga një mbrëmje bamirësie ku mori pjesë.

***

Burimi: GlobalNews|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit