Sharje e kapje prej flokësh/ 10 sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptar në 2019-ën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2019, 08:35

Edhe ky vit nuk kaloi pa sherre në showbizin shqiptar të cilat duhet thënë shpeshherë marrin vëmendjen më të madhe. Këto janë sherret më të bujshme të këtij viti, ato që u komentuan gjatë, mbushën portalet me lajme dhe patën reagime të shumta.

E nisim me sherrin që filloi në mars të këtij viti – Trejsi Sejdini – Roza Lati – Enca

Trejsi e ftuar në emisionin e Rozës “Why not”, thumboi publikisht Encën me deklaratën e saj. E pyetur nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si Enca, Trejsi u përgjigj: “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban në krik Encën”. Pas kësaj deklarate, Enca reagoi e ftuar në “Xing me Ermalin” ku u shpreh se vajzave me një fjalor të tillë u vë vizën dhe nuk la pa cekur edhe Roza Latin duke u shprehur se i vjen inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj. Enca u shpreh se Roza e ka ftuar Trejsin për të zëvendësuar mungesën e saj pasi nuk i kishte shkuar në emision. Sherri vazhdoi sepse Roza i ktheu përgjigje Encës me anë të disa postimeve në Instagram. Ndër të tjera Roza e quante Encën ‘fundin e fundit të bishtit të kavallit’. Enca reagoi me një video ku këndonte “Ti je xheloze për mua”.

Zerka – Samanta –Ronela

Sherri nisi nga një deklaratë e Zerkës i cili i ftuar në “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën. Samanta reagoi ashpër me një postim në Instagram ku shkruante “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”. Samantës nuk i doli inat dhe më vonë deklaroi se nuk do bashkëpunonte kurrë me Zerkën ose Ronelën. Ndërsa Ronela reagoi më vonë për këtë sherr duke u shprehur “Ma keni bërë Samantën si dashnore”. Pak kohë më parë në një intervistë për “Prive”, Zerka e quajti mosmirënjohëse Samantën. “Unë nuk njihem që shkaktoj sherre. Isha në një pozitë që duhet të zgjidhja. Nuk e di pse e mori aq personale. Më vjen keq për njerëzit që janë mosmirënjohës”, u shpreh Zerka.

Kejvina – Françeska – Einxheli – Oriola

Edhe modelet bukuroshe nuk kanë mbetur larg vëmendjes këtë vit, jo vetëm duke ekspozuar format trupore, por edhe për sherret. Fillimisht u komentua shumë sherri mes Kejvinës dhe Françeskës. Ndonëse arsyeja nuk u bë e ditur, Kejvina e ftuar në “Mos i fol shoferit”, e pranoi se vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën. Mirëpo më i bujshëm ishte sherri mes Einxhelit, Kejvinës dhe Oriolës i cili u tha se përfundoi në përplasje fizike. Einxhel e ftuar tek “Rudina” pak ditë më parë tha se i ka falur dy modelet dhe se i mbështet femrat, bën të ditur Xing.al. Mirëpo kjo nuk u prit mirë nga Kejvina dhe Oriola. Kejvina akuzoi Einxhelin se ka ndërhyrë tek një projekt i saj për t’i prishur punë dhe Oriola gjithashtu reagoi duke u shprehur se Einxhel është fallco. Si përfundim, gocat akoma nuk i kanë zgjidhur gjërat mes tyre!

Flori Mumajesi – Sabri Fejzullahu – Ermal Fejzullahu

Flori dhe Sabriu janë dy personazhe që rrallëherë mund të bëhen pjesë e lajmeve të tilla, por ja që një deklaratë e Sabriut shkaktoi bujë. Sabri Fejzullahu gjatë një interviste foli për blerjet e klikimeve dhe mori shembull Flori Mumajesin duke u shprehur që sipas tij Flori merr për 1 ditë 3 milion klikime. Flori ripostoi videon nga intervista dhe i revoltuar u shpreh: “Pse axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble s’ti kam marr ty paret! Flori edhe kur të tjerët kanë honger mut i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh. Kur i bëjnë vetë shumë klikime nuk ndihen veç fërkojnë gjoksin gjasme janë artista të mëdhenj, kur nuk i bëjnë vetë e i bëjnë të tjerët merren me llafe grash”. Pas deklaratës së Florit, reagoi djali i Sabriut, këngëtari Ermal Fejzullahu. I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, Ermali tregoi se veprimi i Florit iu duk shumë i ulët dhe i kishte kërkuar ta fshinte postimin. “Më ka ardhur shumë keq nga kolegu, Flori sepse ka bërë një reagim që nuk i kishte hije, duke pasur parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që kishte përdorur. Më është dukur e ulët”, u shpreh Ermali. Pak kohë më parë, reagoi edhe Sabriu i cili i ftuar në “E diell” u shpreh se deklarata për Florin ishte keqkuptuar. “Faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, po rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Flori ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan”, tha Sabriu.

Ilda – Shako

Një nga sherret më të komentuara të këtij viti ishte edhe mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës. Në fillim u bë e ditur nga mediat se Ilda ishte larguar nga Supersport pas një sherri me Shakohoxhën. Ky i fundit në një intervistë për “Pushime on top” u shpreh se ka qenë i pari që e ka punësuar Ildën dhe ishte po ai që i dha lajmin e largimit nga puna. Ilda nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe reagoi me një postim në Instastory ku shprehej: “Nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”. Moderatorja nuk e la me kaq dhe e ftuar në “Wake up” foli sërish për këtë temë. “Shakohoxha është nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj të gjejë veten mbi të gjitha”, u shpreh Ilda.

Shyhrete Behluli – Motra Mustafa

Këngëtaret shumë të njohura kosovare u përfshinë në një sherr publik pas akuzave për kopjim të këngës. Motrat Mustafa akuzuan Shyhreten se e ka huazuar idenë e një kënge që i dedikohej nënës. Në një intervistë për “Prive, Shyhrete u bëri thirrje motrave Mustafa që t’i kërkojnë falje duke u shprehur se ato e kanë bërë me qëllim që t’i njollosin emrin dhe karrierën. Njëra prej motrave Mustafa reagoi me një postim në rrjete sociale ku shprehej se Shyhretja nuk kishte thënë asgjë të vërtetë. Shyhretja vendosi ta mbyllë sherrin duke i hequr motrat Mustafa nga Instagrami e duke prishur kështu shoqërinë me to.

Sherri mes Unikkatil dhe Dudës.

Sherri mes Unikkatilit dhe Dudës nisi në një koncert në Gjilan. Unikkatil do performonte në Gjilan, që është dhe vendlindja e Dudës dhe ky i fundit reagoi ashpër. Duda deklaroi se nuk do e lejonte Unikkatilin të përformojë në vendlindjen e tij dhe se pa lejen e tij nuk e shkelte dot atë vend. Unikkatil e mbajti koncertin dhe i dha një mesazh Dudës. “Lejen për me knu n’Gjilan le ta shtyn n’both”, tha Unikkatili. Duda reagoi me një postim në Instagram ku shkruante: “Ska pas Gjilangi aty krejt sigurim jon”.

Fero – S4MM – Arbenita

Këtë vit mori vëmendje edhe sherri mes Feros dhe S4MM. Fero dha koncert në Tetovë, në vendlindjen e Saimirit dhe i çoi një mesazh reperit duke e quajtur “këlysh”. Madje në sherrin mes tyre ndërhyri edhe Arbenita e cila e quajti reperin “Kopil”. Pas Feros, edhe S4MM dha koncert në Tetovë ku tha fjalë të rënda në drejtim të Feros dhe Arbenitës. Sherri mes tyre vazhdoi me postime ofenduese në rrjete sociale.

Polemikat në Festivalin e Këngës

Polemikat për festivalin nisën muaj përpara. Në fillim ishte kompozitorja Diana Ziu ajo që u vendos në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj ku akuzonte Vera Grabockën e Alketa Vejsiun. Më pas tema kryesore u bë Elvana Gjata dhe Arilena Ara. Jo vetëm fansat, por edhe personazhe të njohur nisën të bënin statuse ku shpreheshin të pakënaqur, shkruan "Xing". Për ditë me rradhë në rrjet u bë një zhurmë e madhe ndërkohë që edhe Alketa Vejsiu si rrallëherë u përfshi në këtë ‘sherr publik’ le ta themi, duke shprehur hapur që juria shqiptare sipas saj u tregua e padrejtë.

Debatet në Këngën Magjike

Edhe në këtë festival, polemikat nisën pas shpalljes së fitueses, Eneda Tarifa. Duke qenë se shumë fansa prisnin që fitoren ta merrte Fifi dhe kjo nuk ndodhi, nisën aludimet se Eneda dhe Fifi kanë bërë sherr pas festivalit. Shkak u bë edhe fakti që këngëtaret e hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram. Debat u bë edhe për pikët që artistët i dhanë njëri-tjetrit dhe gjithashtu për vlerësimet e jurisë. Ardit Çuni u shpreh publikisht se i kishte ngelur hatri me Enedën që nuk e kishte vlerësuar me pikë dhe publikoi një video ku ajo shprehej se i kishte pëlqyer shumë kënga e tij. “Kur miqtë të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar”, shkruante Arditi. Ndërsa Xheisara u kap me anëtaren e jurisë, Jonida Maliqin e cila nuk e vlerësoi në gjysmëfinale. “Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”, u shpreh Xheisara e ftuar në “Thumb” duke treguar edhe mesazhin që i kishte dërguar Jonidës. “Shpresoj mos të ngelem për shumë gjatë në ndërgjegjen tëndë”, ishte mesazhi që i kishte çuar Xheisara.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit