Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Hanna. Edhe pse nuk dihen detaje nga ndarja e famshme e shoëbizzit, në një intervistë për zviceranen “20 Minuten”, reperi shqiptar është shprehur se e respekton ish-gruan e tij.
Ai ka treguar gjithashtu se këngën “Dhelpër dinake” nuk ia ka kushtuar Loredanës, sikurse u spekullua gjerësisht në media. Sipas reperit, këtë këngë e ka shkurar rreth dy vite më parë.
Në lidhje me ndarjen, Mozzik është shprehur se erdhi për shkak të problemeve që kanë patur të dy, pa dhënë detaje të hollësishme. Beqari tregon se me të bijën flet çdo ditë në kamera dhe se ka rreth dy muaj pa e takuar. Ai shton se në dhjetor do të takohet me të, pasi vogëlushja ka ditëlindjen.
Por Mozzik nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me momentin e arrestimit të Loredanës, lajm i cili bëri bujë në media, pasi një çift e akuzoi reperen për shantazh. Ai tregoi se ka qenë në shtëpi me të bijën kur ka ardhur policia.
Ai shprehet: