Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.
Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.
Ai është një kampion dhe si i tillë është marrë në intervistë nga disa media në vend, por ka habitur me përgjigjet që ka dhënë, e për më tepër, kur ka traguar se është paguar vetëm 140 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për fitoren.
Klevisi shton se vjen nga një familje e varfër, ku për pesë persona në familje, ka vetëm një pjatë gjellë. Ai kërkon jo lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.
Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi. Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t'ia bëjmë për të jetuar?”
Postimi i plotë: