“Burrat masturbohen me VIP-at që Vera sjell në festivalin e RTSH-së”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2019, 12:22

Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, artisti Vangjel Toçe nuk i kanë kursyer fjalët dhe kritikat kundrejt mënyrës se si Vera Grabocka po trajton festivalin e këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ende pa nisur mirë festivali dhe pa u paraqitur këngët për publikun, po qarkullojnë fjalë se Elvana Gjata do të jetë fituese e këtij edicioni. Por si të mos mjaftonte kjo, ka shumë këngëtarë e artistë që janë skualifikuar nga gara, pa u dhënë asnjë sqarim.

Diana Ziu është shprehur mëngjesin e sotshëm se edhe pse u ka shkruar zyrtarisht organizatorëve, ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me arsyen pse kënga e kompozuar nga ajo dhe e kënduar nga artisti Marko Strazimiri nuk është përzgjedhur, kur klikimet në YouTube tregojnë një renditje të mirë dhe pëlqyeshmëri të këngës.

Teksa shprehen se komisionet që zgjedhin këngët janë fiktive, pasi gjithçka e organizon dhe e përzgjedh Vera Grabocka, Diana Ziu dhe Vangjel Toçe thonë se anëtarët e asaj jurie nuk janë të aftë dhe në gjendje të vlerësojnë këngët e artistëve, e në veçanti Soni Malaj.

Ziu deklaron:

Në të tërë ambientet ku flitet për festivalin janë të frikshme ato që dëgjoj unë, por të lëmë jashtë thashethemet. Me respektin më të madh për Soni Malaj, mendon se është në gjëndje të përzgjedhë këngën e Diana Ziut?! Duket që është përzgjedhur nga Vera Grabocka. Më çuditi se nuk e ka kapacitetin e duhur për të argumentuar pse e pëlqen ose jo. Kam marrë në telefon dhe nuk më është përgjigjur asnjë në televizion. Në televizion më thanë Diana mos u lodh. Të gjitha gjërat i merr Vera.”

Teksa shpreh revoltën e saj ndaj kësja padrejtësie dhe zgjedhjeje arbitrare që po bëhet në televizion, Diana Ziu shton se ka parë meshkuj që masturbohen me videoklipet e këngëtarëve që quhen “VIP-a” dhe që Vera Grabocka po i pranon në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ajo përfundon fjalët në intervistën e dhënë në Ora News:

Është turp këngët që po promovohen në shumë televizione duke dhënë video klipe me këngëtarët e tallavasë dhe mënyrën që nxjerrin hiret. Unë kam qëndruar në shumë ambiente ku kemi shitur piktura kemi parë burra që masturbohen duke parë videoklipe të grave e burra të zhveshur që harxhojnë mbi 25 mijë euro për të bërë videoklip. Kjo është muzika shqiptare?! Këto këngëtarë të vipave që bëjnë shoë Vera mi sjell atje. Dhe E fundit. Të bëhet një festival tjetër për Eurosong. Se na cmëndi.. Po i humbet tradita festivalit.. se qëllimi është shkuarja në Eurovizion ..."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit