Shqiptarja përfundon në mediat e huaja, pse po i puth në buzë meshkujt e panjohur?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2019, 12:07

Një 23 vjeçare shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, pas disa gjesteve disi të çuditshme që ka vendosur të bëjë. Më pas, veprimet e saj, vajza nga Kosova i ka publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë shumë pëlqime.

Bëhet fjalë për Kristina Kuqin, e cila ka marrë si mision të puthë djem bukuroshë, në vende ikonike dhe tepër të njohura në të gjithë botën. Gjithçka nisi pasi vajza kishte menduar një udhëtim romantik për të rregulluar situatën e saj me ish-të dashurin, por plani nuk funksionoi dhe ata u ndanë.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur një fotografi duke u puthur pranë Kullës Eiffel, ndaj vendosi që ta bënte ëndrrën realitet, pavarësisht se kush do të ishte djali që do të puthte. Me mbështetjen e miqve të saj, vajza e diplomuar ndaloi në rrugë një djalë bukurosh dhe e pyeti “A do të më puthje për një foto?”

Djali normalisht që pranoi dhe dikush arriti të fotografojë këtë moment të ëmbël, i cili është bërë viral. Kristina, e cila jeton në Virginia, SHBA, tregon se sapo u tha miqve të saj planin që kishte, ata nisën të organizonin çdo gjë që ky moment të përsëritej disa herë.

Fotoja e radhës e Kristinës duke puthur një djalë është bërë në Romë, pranë me Koloseun, ndërsa e reja shprehet se do ta bëjë këtë gjë edhe në Egjipt, tek piramidat e famshme, por edhe në Brazil.

***

Burim: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit