“Kush po të karikon fort?” Linda Rei tregon ku i gjen paratë për jetën luksoze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2019, 07:55

U komentua mjaft nga mediat shqiptare teksa guxoi dhe doli publikisht për herë të parë hapur në një emision televiziv, ku tregoi se ishte transeksuale. E kemi fjalën për Linda Rei, e cila dhe sot e kësaj dite nuk e ka aspak problem të përballet me këdo që e ngacmon në lidhje me seksualitetin.

Shpesh herë Lindën e shikojmë duke jetuar një jetë luksoze, me veshje e bizhuteri të shtrenjta, në vende të kushtueshme. Kjo gjë ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve të saj dhe gjatë një interviste për “Panorama”, Rei nuk i ka shpëtuar dot një pyetje në lidhje me burimin e të ardhurave.

Vajza është shprehur se që prej moshës 18 vjeçe ka qenë e zonja e vetes, ka punuar vetë për mbajtur veten, duke bërë punën e parukieres por edhe kamarieren deri në 2 të natës. Gjithashtu, në përgjigjen e saj Linda nuk ka mohuar që i pranon dhuratat e të tjerëve dhe e llaston mjaft veten.

Ajo thotë:

Kush po më karikon? Unë jam e zonja e vetes, që kur isha 18 vjeçe ika të jetoj vetëm në Firence dhe punoja nga ora 8 deri në 9 si parukiere e grimiere dhe nga ora 10:30 deri në 2:30 të natës si kamariere në bingo. T’ju them të drejtën, në njëfarë mënyre i kam zili ato femrat që presin dhe kanë çdo gjë nga burrat e tyre dhe burrat e të tjerave. Bravo u qoftë se nuk lodhen edhe aq shumë, çdo gjë qyl. Por unë kam një karakter shumë të fortë dhe nuk e ul dot kurrë kokën përpara një mashkulli, thjesht se më duhet diçka. Pastaj, dhuratat dhe çfarë mund të kem nga një histori dashurie është tjetër gjë, se unë nuk jam Nënë Tereza. Se unë e kam llastuar gjithmonë veten, e nëse jam me dikë, duhet të jetë plus në jetën time dhe kjo është më pak se normale".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit