E frikshme ajo që fshihet pas kësaj ndërtese të harruar në Kukës, kujdes nëse kaloni këtu!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.09.2017, 19:11

Turizmi në Kukës tashmë është një fjalë krejtësisht e pakuptimtë. Në Bashkinë e qytetit vendlindor flenë gjumë dhe kanë harruar se një institucion i tillë ka përgjegjësi përpara popullit.

Një qytetar i inatosur na shkruan se ndërtesa e quajtur "Turizmi i Ri" që në kohë të komunizmit, një tokë shtetërore prej dekadash të tëra, po rrënohet çdo ditë e më shumë. Ai na ka dërguar edhe foto të shkrepura dje, duke theksuar se "tokës i kanë dalë pronarët, por nuk po shpronësohet".

Është për të ardhur keq se si shkatërrohen të tilla institucione dhe shndërrohen në vende ku minjtë hedhin valle, e ndoshta, e vetmja gjë për të cilën shërben është si strehë për ndonjë endacak.

Rrënimi duket qartas përmes fotove të mëposhtme, ku – siç mund ta imagjinoni – era në këtë ambient të mykur, plot lagështi e jashtëqitje, të kthen zorrët përmbys.

Ja ç'tregon banori i zonës:

Ky është turizmi i Kukësit. Ju lutem ta publikoni për të treguar se si është shkatërruar, rrënuar dhe lënë në harresë ky vend. Si nga shteti, ashtu edhe nga bashkia e Kukësit. Tokës i kanë dalë pronarët. Ndërtesa është shtetërore dhe për shkak se nuk bien në ujdi pronarët për tokën, pasi janë disa, nuk e shesin dhe nuk shpronësohen, sepse nuk bien në ujdi se kush do të marrë më shumë dhe kush më pak. Ndërtesa është që nga koha e xhaxhit (Enver Hoxha) dhe ka qenë dikur për takimet shtetërore, që zhvilloheshin në të gjithë veriun. Prandaj ka emrin Turizmi i Ri. Është ndërtesë 100% shtetërore. Fakti që po ndodh kështu është se sot kushdo është i lirë të bëjë ç't'i dojë qejfi, sepse Bashkia e Kukësit dhe organet kompetente e kanë lënë në harresë. Fotot i bëra dje".

Zot i madh, kur do ta ndryshojmë këtë vend? /JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit