Fëmija lind me sy të fryrë dhe i verbër, mjekët nuk e shpjegojnë dot arsyen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 01:43

Një nënë po kërkon përgjigje për gjendjen misterioze të djalit të saj me sy të fryrë.

Kobi-Jai Morgan, i cili është regjistruar i verbër, lindi marsin e kaluar me mavijosje rreth syve dhe nuk ishte në gjendje t'i hapte ato. Ai kaloi gjashtë javë në spital, ku mjekët zbuluan se struktura e syve të tij nuk ishte zhvilluar plotësisht, por nuk mund ta kuptonin pse. Pavarësisht takimeve me specialistë, mjekët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton gjendjen e tij.

Nëna e tij, Morgan Nottingham, nga Uellsi i Jugut, tani është duke kërkuar dëshpërimisht për përgjigje për gjendjen e tij.

Kobi-Jai pas lindjes përveç mavijosjes rreth syve, kishte një vrimë të madhe në zemrën e tij dhe një tub që ndihmon në bartjen e ajrit në mushkëri dhe përmban korda vokale.

Gjendja e tij e panjohur do të thotë se sytë e tij janë të ndjeshëm ndaj dritës. Nëna e tij përdor katër lloje të ndryshme pikatoresh për sytë e Kobit çdo ditë dhe ai mban syze të specializuara transparente të bëra nga Universiteti Cardiff.

Mamaja e tij bën thirrje për më shumë kërkime dhe burime që mund të ndihmojnë Kobi-Jai pasi gjendja e tij është delikate dhe e pashpjegueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit