Uji i pijshëm u përzie me fekale, çfarë e shkaktoi helmimin e banorëve të Bulqizës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 21:09

Prej disa ditësh tanimë, në disa fshatra të Bulqizës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm pasi më shumë se 60 persona shfaqën shenja helmimi.

Sipas autoriteteve vendore, uji në Gjoricë dhe Shupenzë ka dalë i ndotur dhe kjo është arsyeja pse janë helmuar qytetarët. Ekspertët janë duke kryer anazilat e ujit të pijshëm në depo dhe tek familjarët për të zbuluar se me çfarë u helmuan banorët.

Dyshimet janë se gjatë montimit të një tubi plastik nga 64-vjeçari Kadri Muça, pronari i një hidrocentrali në Turçep të Bulqizës, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë janë përzier me ujërat e zeza dhe kjo ka shkaktuar helmimin masiv të gjithë banorëve.

Edhe pse 64-vjeçari akuzohet për “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” që sipas kodit penal dënohet deri në 5 vite burgim, ai po hetohet në gjendje të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit