Rishi Sunak: Plani po funksionon, kemi kthyer 1800 shqiptarë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.06.2023, 20:19

Qeveria britanike duket e kënaqur me funksionimin e planit për dëbimin e shqiptarëve nga teritori i tyre. Marrëveshja me Francën për të rritur monitorimet në Kanalin e La Manshit ka bërë që varkat e shqiptarëve të mos qarkullojnë më lirshëm. Nga ana tjetër shqiptarët e mbërritur, nuk po mbahen në qendrat e strehimit por, po nisen direkt për në vendlindje.

Kryeministri Rishi Sunak njofton se në 6 muaj janë dëbuar nga Anglia rreth 1800 shqiptarë. Fushata e dëbimit të emigrantëve është kthyer edhe në një fushatë elektorale dhe patriotike për qeverinë e drejtuar nga Sunak. Shqiptarët zinin një numër të konsiderueshëm të hyrjeve, dhe lufta më e madhe po bëhet në dëbimin e tyre.

"Tani kemi kthyer 1800 në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj. Kjo është e saktë. Shifrat e Home Office tregojnë se që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë shqiptare në dhjetor 2022, 1788 shtetas shqiptarë u kthyen në vendin e tyre. Megjithatë, kjo shifër përfshin shkelësit e shtetasve të huaj dhe njerëzit që janë kthyer vullnetarisht – jo vetëm personat që kanë aplikuar për azil. Nga janari deri në mars 2023, 390 shqiptarë u kthyen me forcë. Shqiptarët përbënin gati 30% të mbërritjeve me varka të vogla në vitin 2022. Shumica e tyre (85%) aplikuan për azil" – thotë Sunak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit