Pas heqjes së maskave anti-covid, japonezët nisin kursin e buzëqeshjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 19:48

Studentët në një shkollë arti në Tokio i janë nënshtruar 'kursit të buzëqeshjes', pas heqjes së maskave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Kompania e Keiko Kawano ka parë një rritje më shumë se katërfish të kërkesës për mësimin e buzëqeshjes që nga viti i kaluar.

Një seancë një orëshe kushton 7,700 jen (44,24 £) dhe klientët janë të punësuar në kompani që investojnë në shitës e deri te punonjës të qeverive lokale që mbështesin mirëqenien e banorëve.

Himawari Yoshida, 20 vjeç që është një nga studentët e këtij kursi thotë:

Unë nuk i kisha përdorur shumë muskujt e fytyrës gjatë COVID, kështu që kjo është një stërvitje e mirë.

Edhe para pandemisë, vendosja e një maske në Japoni ishte normale për shumë njerëz gjatë sezonit të alergjive. Por edhe pse qeveria ka hequr rekomandimin për të mbajtur maska ​​​​që në mars, shumë njerëz ende nuk i kanë hequr.

Afërsisht një e katërta e nxënësve të shkollës së artit që ndoqën kursin e buzëqeshjes më 30 maj mbajtën maskat gjatë mësimit.

Nxënësit mund të provojnë se si duken kur buzëqeshin duke mbajtur para tyre një tablet ose pasqyrë. Një prej ushtrimeve konsiston në mbajtjen e pasqyrës para fytyrës duke tërhequr me gishta anët e buzëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit