Eriselda Sefa u hapi treg për fushatë, shitësit në protestë: Është pa cilësi

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.06.2023, 19:42

Eriselda Sefa shpenzoi 30 milionë lekë të reja për fushatë, me qëllim blerejn e votave të tregtarëve dhe fermerëve. Kryebashkiakia e Lushnjes inaguroi tregun e ri në nxitim e sipër, vetëm për propagandë elektorale. Kushtet e tregut nuk përmbushin cilësit e shërbimit, ndaj tre javë pas zgjedhjeve tregtarët kanë dalë në protestë.

Përpara zyrës së Eriselda Sefës ata thonë se tregu nuk ofron kushte për të shitur produkte të freskëta, nuk ka punime cilësore dhe se po dëmtohen ekonomikisht nga prishja e produkteve. Madje dhe tarifa mujore që paguajnë tregtarët është shumë e lartë dhe nuk justifikon kushtet që marrin. Madje tregu nuk ka as kushte sigurie me roje ose qepena dhe tregtarët thonë se gjatë natës u vjedhin perimet.

“Tregu nuk është bërë sipas projektit. Aty nuk rrihet brenda është skandaloze. S’ka qepena që të ruajmë mallin se natën na e vjedhin”, tha një tregtar.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Paguajmë 50 mijë në muaj bashkisë. Asnjë kusht nuk ka! Na bie dielli në kokë, perimet u kalben të gjitha. Rojet për natën nuk ka, na vjedhin mallin”, tha një tjetër tregtare.

Janë rreth 60 tregtarë në Lushnjes të cilët thonë se do të braktisin tregun e ri nëse bashkia nuk merr masa për sigurimin e kushteve te tregtimit te fruta-perimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit