Tre ditë pasi u lirua Tahiri, Lefter Alla: Nuk rri dot në qeli, jam i sëmurë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.06.2023, 19:06

Lirimi i Saimir Tahirit nga burg. veç atë dhe familjen, ka gëzuar edhe politikanët apo zyrtarët e arrestuar deri më tani që janë në qeli. Shfrytëzimi i hapësirave ligjore që Kodi Penal ka lënë për të dënuarit, duket se është çelsi për t'u hapur portat e qelisë. Saimir Tahiri shfrytëzoi sëmundjen e gruas dhe mungesën e kujdestarisë së fëmijëve për t'u liruar nga burg, në një shtet europian fëmijët do të merresin nën kujdes nga institucionet, gruaja nga kujdesi shëndetësor dhe i dënuari do të vijonte të qendronte në qeli për veprën penale të kryer.

Të njejtën taktikë përdori edhe Alqi Bllako, duke u liruar përkohësisht nga burg pasi nuk kishte kush kujdesej për fëmijët e tij. Ndërkohë Lefter Koka dhe Lefter Alla, po përdorin sëmundjen e tyre për të dalë nga burgu. Ish-kryebashkiakun e Bulqizës e ka zënë zemra që kur mori vesh që për vjedhjet e kryera do të dënohej me burg. Ai ka kërkuar edhe këtë të hënë lirimin me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Gjykata ka vendosur seancën e radhës më 12 qershor për t’u shprehur për kërkesën e ish-kryebashkiakut.

Vetëm qytetarët që riparojnë çatinë e shtëpisë, rilidhin dritat për t'u ngrohur në dimër apo adoleshentët që gënjehen duke shitur një cigare hashash nuk lirohen nga burg, ndërkohë që mund të vjedhësh me miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe drejtësia të shpërblen duke bërë burg nga shtëpia buzë deti apo në majë të kodrave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit