Vdiq për Krishtlindje, bibliotekës së shkollës i vihet emri i 8-vjeçarit Oriel

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 18:47

Më 25 dhjetor të vitit të kaluar, një 8-vjeçar shqiptar u aksidentua për vdekje Noicattaro, Itali.

Oriel Skura kishte shkuar me familjen e tij në Borgo Segezia në Foggia për të festuar Krishtlindjet kur një makinë e përplasi për vdekje.

8-vjeçari ishte nxënës i shkollës fillore De Gasperi në Noicattaro. Kjo shkollë ka vendosur që biblioteka të mbajë emrin e Orielit i cili ishte një nxënës i shkëlqyer dhe e donte shumë leximin.

Në raftet e bibliotekës së shkollës fillore De Gasperi në Noicattaro ka jo vetëm libra, por edhe foto të 8-vjeçarit që u nda nga jeta në dhjetor.

Në ceremoninë e emërimit të bibliotekës ishte kryetari i bashkisë së Noicattaro, prindërit e fëmijës dhe motra e tij e vogël që duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor do të ndjekë të njëjtën shkollë.

Në klasën e vogëlushit, koha ka ndalur pasi tavolina e tij ka mbetur bosh, shokët e klasës dhe mësuesit janë të trishtuar.

Në pllakën e ngjitur në murin e jashtëm të bibliotekës shkruhet:

Në kujtim të buzëqeshjes suaj, syve tuaj, ëmbëlsisë suaj. Do të mbetesh në zemrat tona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit