Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Britani, familja jeton me frikë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 16:59

Një i ri shqiptar ka humbur në Britani. Konkretisht mësohet se një 17-vjeçar shqiptar është në listën e policisë së Yorkshire, në mesin e 7 personave të zhdukur.

I riu i identifikuar me emrin Leotrim është parë për herë të fundit në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 31 janar.

Ndonëse janë zhvilluar hetime në Britani dhe Shqipëri, shqiptari nuk është gjetur ende, teksa familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit