Mbyti nënën e tij me plastmasë, Albi ishte ekselent në SHBA

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 15:47

Mbrëmjen e 3 majit, në lagjen “Partizani” në Përmet u regjistrua një ngjarje tragjike në familjen Muhollari. Zeniat Muhollari dhe Albi Muhollari nënë e bir debatuan me njëri-tjetrin deri në momentin që konflikti u agravua dhe djali mori një qese plastmasë dhe mbyti të ëmën.

68-vjeçarja ndërroi jetë, teksa 24-vjeçari u arrestua. I riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Amerika, ishte ekselent në mësime, studionte dhe punonte atje. Ai njihej si njeri i qetë dhe nuk ishte me precedentë të mëparshëm penal.

Pas ngjarjes Muhollari ka pranuar krimin duke shtuar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet. Ndërkohë babai i tij ka deklaruar se fajin e ka doktori që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit