Shiste drogë në Berat, 23-vjeçari nipi i deputetit socialist Bardhyl Kollçaku

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 14:30

Gjatë ditës së sotme, policia e Beratit arrestoi 4 shtetas, konkretisht Jurgen Kollçaku, 23-vjeç, Gjergji Braha, 26-vjeç, Kleo Doko, 18-vjeç dhe Sherif Isaj, 19-vjeç. Tre të parët me banim në Kuçovë bashkë me Isajn ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa”.

Ata shisnin drogën në zonat e Beratit dhe Kuçovës. Ndërkohë mësohet se Jurgen Kollçaku është nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deputet socialist i qarkut Berat. 23-vjeçari është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të Bardhyl Kollçakut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit