“Mora vetëm 200 mijë euro”/ Alma Beqiri del para Gjykatës: Historia u stis nga ‘ADEX’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 12:08

Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private "Adex', e cila u arrestua pak ditë më parë për mashtrim ka dalë sot para gjykatës. Ajo akuzohet se ka përfituar shumën 3 000 000 euro, duke mashtruar bizneset që bashkëpunonin me postën.

Teksa ka folur para trupës gjykuse, Beqiri ka deklaruar se kjo histori është stisur nga kompania postare. Po ashtu, Beqiri ka theksuar se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 milionë euro siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti” , tha Beqiri.

Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit