Zbulimi i pazakontë i shkencës, çdo planet gjigant në univers avullon në hapësirë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.06.2023, 12:06

Në vitin 1974 ishte Stephen Hawking, ai që deklaroi se vrimat e zeza vdesin nga avullimi. Ekspertët fillimisht menduan se kjo ishte një e vërtetë unike vetëm për vrimat e zeza, por një studim i ri sugjeron se kjo mund të ndodhë për gjithçka në universin tonë.

“Objektet pa asnjë funksion, të tilla si mbetjet e yjeve të vdekur dhe objekte të tjera të mëdha në univers, gjithashtu kanë këtë lloj rrezatimi”, thonë shkencëtarët. Pas një kohe të gjatë, ky “rrezatim” do të çonte në avullimin e gjithçkaje.

Llogaritjet e këtyre shkencëtarëve do të kërkojnë analiza dhe testime të mëtejshme përpara se të dilet në ndonjë përfundim. Megjithatë, edhe si një teori e thjeshtë, ideja është e pabesueshme. Vrimat e zeza nuk janë asgjë tjetër veçse mbetjet e yjeve të vdekur.

Kur themi yje, e kemi fjalën për planetë shumë herë më të mëdha se dielli. Kur këta yje gjigantë arrijnë fundin e jetës së tyre, ata shpërthejnë në një kataklizëm të stërmadh, që ne e njohim si një supernova. Më pas vjen asgjësimi në këtë formë të zbuluar fillimisht nga Stephen Hawking.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit