Flamuri i Gjirokastrës nis fuqishëm punën, helmon qentë e rrugës dhe i lë të ngordhin në rrugë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.06.2023, 11:39

Flamur Golemi e ka nisur menjëherë mandatin e tij të radhës si kryetar bashkie me një mision tejet të rëndësishëm, duke helmuar qentë e rrugës dhe duke tmerruar banorët e qytetit të Gjirokastrës, që shohin teksa kafshët e gjora nxjerrin shkumë nga goja e më pas ngordhin.

Padyshim që këto kafshë janë një burim sëmundjesh dhe rrezik kafshimi, por vrasja në këtë mënyrë tregon për nivelin e njerëzillëkut, por edhe zgjuarsisë në stafin e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës. Qytetarët kanë shpërndarë në rrjetet sociale video sesi kafshët e gjora japin shpirt nëpër trotuare.

Ndërkohë, në redaksinë tonë kanë shkruar qytetarë të ndryshëm, që raportojnë të shqetësuar atë që u është dashur ta shikojnë për shkak të papërgjegjshmërisë së kryetarit të tyre, që i besuan votën më 14 maj. Të jetonim në një vend tjetër të botës, Flamurin nga zyra e tij do ta kishin çuar me pushime në Golem tani, në mos pas hekurave.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit