Helmimi i banorëve në Bulqizë/ Dyshohet se ka ndotur ujin, merret nën hetim pronari i një HEC-i

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 11:01

Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja në Bulqizë ku shumë qytetarë u shtruan në spital për shkak të helmimit. Mësohet se, Kadri Muça pronar i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka helmuar mbi 50 banorëve nga uji në zonën e Gjoricës.

Njoftohet se ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar, deri në daljen e analizave përfundimtarë.

Kujtojmë se një ditë më parë mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, teksa banorët kanë ngritur dyshime se uji ka dalë i kontaminuar.

Tashmë ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit